Irina Shayk imazh i kopertinës “Vogue Germany”

09:33 | 7 Nëntor 2020
A. B.

Ajo ka arritur që të pozojë në pothuajse të gjitha magazinat më prestigjioze në botë.

Manekinia e famshme dhe ish-bashkëshortja e aktorit Bradley Cooper, Irina Shayk, ka pozuar për revistën “Vogue”, shkruan portali arbresh.info

Ajo së fundi ka pozuar për numrin e muajit dhjetor të “Vogue Germany”, teksa shfaqet shumë atraktive.

Në një prej imazheve, modelja u shfaq me veshje me shkëlqim, kurse në foton tjetër u vesh tërësisht në të zeza.

Kujtojmë se, muajin e ardhshëm bëhet një vit i plotë pasi Shayk i dha fund romancës së saj katër vjeçare me 45-vjeçarin me origjinë nga Filadelfia. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme