Mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up” , ishte e ftuar Inva Mula.
Sopranoja me famë botërore foli sot në “Top Channel” për shfaqjen që do të vihet në skenën e Pallatin e Kongreseve, “Peshkatarët e perlave” në datat 22, 23 dhe 24 shtator në orën 19:00. Moderatorët ndërkohë i bënë artistes edhe disa pytje nga jeta private, duke u ndalur kryesisht tek i biri Anthony.
Këto ditë në portale ka qarkulluar lajmi për lidhjen e tij të dashurisë me një modele bukuroshe që quhet Mari. Inva e shikon këtë lidhje, për atë që është, e “dy të rinjve që duan të rrinë me njëri-tjetrin”.
E pyetur për marrëdhënien e saj me të dashurën e djalit, sopranoja iu drejtua të resë me shumë vlerësim. Më tej ajo u shpreh se e gëzon dhe qetëson fakti që i biri ka zgjedhur t’ia prezantojë, pasi kështu ka mundësinë ta ketë edhe pak nën kontroll. “Mari është një vajzë shumë shumë e bukur. Në Francë vajzat si ajo i piketojnë menjëherë për t’i afruar në rrugën e modës. Por ajo është shumë e re dhe e ka të vështirë të përballojë presion që ka modelingu. I kam sugjeruar që ta shikojë si variant, pasi është fiks në moshën e duhur për ta shijuar shumë.
Më pëlqen që Anthony ma ka prezantuar, pavarësisht se mund të jetë diçka rinore e ndoshta kalimtare. Është më mirë që ai vjen me të në shtëpi dhe unë e di se çfarë bën djali im”, tha artistja. Oriela e pyeti Invën se si e shikon faktin që i biri u bë një djalë rebel i muzikës elektronike e plot me tatuazhe. “Këtë po që s’e kam pritur kurrë. Kam rritur një fëmijë të butë dhe kam pritur që të veshë këmishë. Por siç duket kalimi nga ndikimi i muzikës klasike në atë elektronike, ka bërë që ai të ndryshojë edhe në këtë pjesë”, u përgjigj Mula.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...