Ndërkohë që urojmë të jeni duke kaluar një mbrëmje interesante, jemi kuriozë t’ju pyesim: Si e shqiptoni ju emrin e Rihanna-s?
Nëse do përgjigjeni me kundërpyetjen: “Ç’është kjo pyetje idiote?”, atëherë e keni thënë emrin e saj gjithë jetën gabim!
Që ta dini, Rihanna është në fakt Ree-anna dhe këtë këngëtarja na e bërë shumë të qartë së fundmi.
Sigurisht, interneti aktualisht është në shok total falë disa videove të publikuara nga British Vogue, ku Rihanna, (na falni, Ree-anna) lançon në Paris linjën e re të Fenty-it.
British Vogue on Twitter
First look at @Rihanna’s Fenty collection at her pop-up in Paris: https://t.co/KU0Uqg8Vlt https://t.co/dseHhqadQu
Gjatë këtyre videove, ajo u kujdes gjithashtu të na tregonte se emri i saj nuk duhet të tingëllojë siç ne e themi. Më mirë, dëgjojeni me veshët tuaj!
“Pra, ne e kemi thënë gabim gjatë gjithë kësaj kohe emrin e Rihanna-s!”- shkruan dikush në Twitter.
Një pjesë e mirë e fansave mendojnë se e gjithë kjo është çështje theksi.
Ree-ah-nah i përket atyre që kanë theks amerikan, kurse Ree-anna , britanikëve.
Pastaj është grupi tjetër që beson se nuk ka asnjë justifikim tek ky gabim gjigant që kemi bërë.
“Si mund të jetë Rihanna e preferuara jote kur nuk i shqipëron mirë emrin!”
Të tjerë, e humbën krejtësisht dhe hapën një tjetër diskutim.
Si duhet thënë emri i saj:Ree-anna apo Ree-ah-nah?
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Rihanna përpiqet të thotë qartë si thuhet korrektësisht emri i saj, por duke qenë se njerëzit vazhdojnë ta thërrasin ndryshe…
http://gph.is/1M77YAG
Yamal: Shpresoj të rinovoj, Barça është klubi i jetës sime
Qyteti i Malibu u bën thirrje banorëve të përgatiten për eva...
Ambasada e SHBA: Shqipëria përfshihet në programin e MCC për...
Hodhi shishe qelqi drejt një personi dhe u largua, arrestohe...
Lopetegui shkarkohet nga posti i trajnerit të West Hamit
Durmishi: Ura e Badocit është stabile,testimi formal do të b...