Nëna e Will Smith ka reaguar për incidentin që tronditi ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 2022 pasi aktori sulmoi komedianin Chris Rock për një batutë ndaj gruas së tij, Jada Pinkett.
Carolyn Smith e ka përshkruar sjelljen si krejtësisht jashtë karakterit.
“Ai është një person shumë i drejtë, njerëzor,” tha ajo të hënën për Action News. “Kjo është hera e parë që e kam parë të reagojë ashtu. Hera e parë në jetën e tij.”, tha 85-vjeçarja duke shtuar se i kishte kërkuar të birit që të largohej me pushime për t’u qetësuar nga kjo ngjarje.
Carolyn tha se ai e meritonte të fitonte çmimin për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “King Richard”, vlerësim që iu dha pas incidentit me komedianin. “Unë e di se si ai punon, sa shumë punon ai. Mendova se atij duhej t’i jepej një (Oscar) për të gjithë ata (filmat e tij).”, u shpreh ajo.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...