Koncerti i fundit i Dua Lipës në Toronto duket se nuk ka shkuar aspak brenda pritshmërive.
Kjo sepse disa fansave të cilët futën fishekzjarre brenda ambienteve ku u mbajt koncerti i kanë ndezur dhe kanë plagosur disa të pranishëm.
Këngëtarja u ngjit në skenë në Scotiabank Arena të mërkurën mbrëma, kur disa fishekzjarre u shpërthyen drejt dyshemesë dhe skenës. Në videon nga incidenti, shihen shpërthime të shumta me ngjyra të ndryshme teksa në skenë po performojn Dua Lipa dhe balerinët e saj shoqërues.
Një përfaqësues i Shërbimit Policor të Torontos tha për TMZ se ata morën një telefonatë pak para mesnatës për fishekzjarre në fund të shfaqjes.
TMZ raporton se të paktën tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, por për fat të mirë, askush nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital. Gjithashtu nuk ka pasur dëmtime në arenë, një fakt fatlum nisur nga mundësia e zjarreve.
Në këtë kohë, policët po punojnë me stafin e sigurisë në Scotiabank Arena për të shqyrtuar pamjet e sigurisë dhe për të përcaktuar se si u futën fishekzjarrët brenda dhe kush është përgjegjës për ndezjen e tyre.
Dua ende nuk ka reaguar rreth incidentit./albeu.com
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...