Imazh i “Harper’s BAZAAR Australia”, Rita Ora duket glamuroze

09:36 | 24 Mars 2022
A. B.

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon të jetë ndër emrat më të kërkuar në industrinë e muzikës.

Përveç një karrierë të suksesshme në muzikë, 31-vjeçarja është e kërkuara edhe si imazh i markave dhe revistave të njohura botërore, shkruan arbresh.info

Së fundmi bëri të ditur se pozoi për Harper’s BAZAAR Australia.

Biondja dukej e mahnitshme në veshjen e përzgjedhur, gjersa kjo është realizuar për muajin prill.

“Duke folur për dashurinë time për Australinë me Harper’s BAZAAR Australia. Faleminderit që më kishit në kopertinë të muajit prill”, u shpreh ajo.

Kujtojmë, që aktualisht këngëtarja është në lidhje me regjisorin Taika Waititi me të cilin u takua pikërisht gjatë qëndrimit të saj në Australi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme