Google ADS

Iliri nuk e fton në dasëm Sabianin, Monika i “thumbon”

11:50 | 29 Maj 2022
E.H

Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit. Ndërkohë, që ceremonia dukej mjaft e bukur, ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte mungesa e mikut të tij, Sabianit.

Iliri dhe Sabiani u bënë miq të ngushtë brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother Vip”, madje ata i referoheshin njëri-tjetrit si vëllezër.

Mungesën e Sabianit nuk e ka kaluar pa “thumbuar”, aktorja Monika Lubonja. Ajo ka publikuar në InstaStory një shprehje që thotë : “Gjithçka është e përkohshme” duke iu referuar kështu miqësisë së Sabianit dhe Ilirit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme