Iliri Shaqiri është zyrtarisht fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”!
Pas një eksperiencë të paharruar, që ka zgjatur më shumë se tre muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve.
Iliri dhe Donaldi, që kanë hyrë në shtëpi që nga dita e parë, janë konsideruar shpesh si konkurrentët më të fortë të këtij reality show. Dy artistët kanë garuar me njëri-tjetrin, teksa e kanë shprehur hapur konkurrencën mes tyre.
Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë banorët që prekën finalen e madhe.
Beniada ishte e para që u eliminua, pas më herët kishte marrë nhjë suprizë nga familjaët e saj dhe nga këngëtari i saj i preferuar, Sinan Hoxha.
Einxhel dhuroi emocione nga takimi me babanë e saj në dhomën e surprizave dhe më pas u eliminua.
Gara vazhdoi në fund mes aktorit Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri. Balerini shkoi në Teatrin e Operas dhe Baletit ku kërceu me nënën, i shoqëruar nga sopranoja Inva Mula. Ndërsa aktori shkoi drejt Pallatit të Kongreseve, ku po ashtu takoi nënën dhe së bashku dëgjuan këngëtarin Alban Skënderaj.
Katër finalistët, përveç mijëra fansave, fituan 10 mijë euro, ndërsa fituesi, i zgjedhur nga votat e publikut merr 100 mijë euro./tch/
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpar...
Hovenier: Partneriteti i qëndrueshëm SHBA-Kosovë mbetet një ...
Rama takon komisioneren Kos: Mbështetëse e fortë e anëtarësi...
Medvedev i kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjener...