Google ADS

Ilir Shaqiri: ‘Jam Evropë’ qëndron aktuale edhe sot (VIDEO)

13:04 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Ka kaluar kohë e gjatë që kur Ilir Shaqiri kishte lansuar këngën e tij ‘Jam Evropë’.

Kjo këngë flet për të drejtat e shqiptarëve dhe i bën thirrje Evropës që të mos na harrojë, se edhe ne jemi pjesë e saj, e edhe pse ka kaluar shumë kohë prej se është realizuar kjo këngë, duket se akoma vazhdon të jetë aktuale.

I pyetur nga arbresh.info se a beson se ka ndryshuar diçka në raport me Evropën që nga koha kur ai e ka realizuar këtë këngë, këngëtari Ilir Shaqiri tha se këtë këngë e kishte kënduar në vitin 1994, por që akoma nuk i ka kaluar aktualiteti, pasi Evropa akoma nuk e ka dëgjuar si duhet zërin e shqiptarëve.

‘Pasi akoma s’ka liberalizim të vizave, shteti nuk i ka të gjitha të drejtat që i meriton, zëri i shqiptarëve akoma nuk dëgjohet sa duhet, kjo bën që kënga ‘Jam Evropë’, të jetë akoma aktuale’, tha këngëtari për Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme