Këngëtari nga Shkodra, Luizi Ejlli ka arritur të tërheqë vëmendje të madhe që kur u bën pjesë e Big Brother VIP Albania.
Ejlli ka fituar simpatinë e publikut dhe nga shumë kush po konsiderohet si ‘fenomen’ në lojën e BBVA.
Komentet për rrugëtimin e tij herë pas here ka dhënë edhe fituesi i edicionit të parë të këtij formati, Ilir Shaqiri.
I ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, balerini profesionit ka folur edhe së fundmi për artistin duke thënë se në një mënyrë ose tjetër tashmë ai është fituesi i këtij edicioni.
Sipas Ilirit fituesi i këtij edicioni është zgjedhur që në dyjavëshin e parë të BBVA dhe se edhe ai do të preferonte që kurorën të ia dorëzonte pikërisht atij.
Shaqiri tha se ajo që e ka bërë Luizin kaq të dashur për publikun është sepse ai është banori më origjinal brenda shtëpisë së famshme.
“Do të ia dorëzoj atij që do të zgjedh sovrani, e kam ndjekur në mënyrë sipërfaqësore, por mendoj që origjinaliteti është ai që e jep çmimin final dhe të jesh klas në radhë të parë duhet të jesh origjinal dhe kush është origjinal aty brenda unë mendoj që është kuptuar shumë kjart për sa i përket lojës, e kam fjalë për Luizin, ka momente që edhe unë kam qenë më hakmarrëse se aq sa duhet të isha, por mendoj që njerëzit e kanë kuptuar kush është origjinali. Ai është origjinal pa diskutim, mendoj që Luizi ka një lloj argumenti shumë pinkant, mendoj që gjëja më e bukur është kur nuk e di kush është fituese përndryshe është e kot që rrinë para televizorit duke ditur që fituesi është shpallur në muajin e parë ose dyjavëshin e parë të programit”, ka thënë Iliri.
Kujtojmë që Iliri në finale ishte përball aktorit të njohur Donald Veshaj, i cili përkundër që ishte ndër më të komentuarit e edicioni të parë doli i dytë në garë.
Dy finalistet e tjera të BBVA ishin edhe dy vajzat Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani-Jakic.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...