Ilir Shaqiri është një nga emrat e mirëfillt të muzikës shqiptare.
Rrugën e tij e ka ndjekur edhe djali, Korabi i cili madje është shkolluar në këtë drejtim, shkruan lajmi.net.
I kemi parë të dy në shumë solo-projekte, por asnjëherë në një duet babë e bir, edhe kësaj gjëje tashmë i erdhi rendi.
Në llogarinë e tij në Instagram, Korabi ka paralajmëruar duetin me Ilirin, këngë të cilën do ta shoqërojë edhe me videoklip, për muzikën e së cilës është përkujdesur vetë Korabi.
“Ata u bënë dritë”, do të titullohet projekti i tyre, të cilën do ta bëjnë dedikim për fëmijët e familjes Jashari, por nuk ka treguar datë konkrete se kur do të publikohet ai. /Lajmi.net/
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale