Ilda Bejleri ndahet papritur nga deputeti ende pa e konfirmuar lidhjen

12:07 | 12 Prill 2018
Arbresh.info

Kohët e fundit ka qarkulluar shpesh lajmi se deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe gazetarja sportive Ilda Bejleri janë në një lidhje dashurie.
Ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit edhe pse e kanë mohuar mundësinë e të qënit në një marrëdhënie së bashku.

Por Klevisi në një nga emisionet ku ishte i ftuar kur u pyet për këtë çështje tha që kjo nuk ka interes publik, ama e cilësoi Ildën si një nga femrat më të bukura të ekranit, me të cilën do donte të kalonte një fundjavë.

Mirëpo, ende pa e pranuar se janë në një lidhje me njëri-tjetrin, newsbomb.al ka mësuar se deputeti i PD, Klevis Balliu dhe moderatorja Ilda Bejleri i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Sipas burimeve pranë çiftit të dy kanë disa javë që nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin, ndonëse kishin bërë plane të nisnin edhe një bashkëjetesë.xing

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme