Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 12:20, në Tiranë. Enriketa Gjuzi është plagosur rëndë dhe gjendet në reanimacion pranë spitalit të Traumës.
64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY.
Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.
Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes. Dhjetëra automjete kanë ndaluar pas saj duke ndihmuar zonjën e aksidentuar rëndë.
Mësohet që 64-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nuk dihet fati për jetën. Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë./dritare.net
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...