Sot për sot janë disa nga supermodelet më të njohura në mbarë botën, edhe pse u është dashur të bëjnë një rrugë të gjatë për të pasur karrierën që kanë sot. Në fillimet e tyre, industria e modës nuk i ka pranuar, madje një pjesë e mirë e tyre i kanë quajtur edhe të shëmtuara.
Gisele Bundchen
Të gjithë e njohin Gisele, njërën prej modeleve më të paguara në botë. E filloi modelingun në vitin 1995, por asokohe iu tha që nuk do t’ia dilte mbanë në botën e modës. “Mbaj mend disa njerëz që më thoshin se hunda ime ishte shumë e madhe ose sytë shumë të vegjël, prandaj nuk do të mund të isha asnjëherë në kopertinën e një reviste”,- tregon ajo për People. “Nuk ishte e thjeshtë t’i dëgjoje këto kritika në moshën 14-vjeçare, sepse ndiheshe e pasigurt”.
Tyra Banks
Modelja legjendare e America’s Next Top Model ka qenë gjithmonë e vendosur të injoronte ata që e urrenin dhe kjo është gjë shumë e mirë. “Njerëzit më thoshin se nuk do të isha një modele. Unë nuk i besoja. Nëse beson te vetja mund të jesh apo të bësh gjithçka”.
Gigi Hadid
Është shumë e vështirë të besohet që edhe Hadid, e cila ka qenë në kopertinën e Vogue apo në pasarelën e Victoria’s Secret Models, ka pasur probleme në fillimin e karrierës së saj. Kjo sepse agjencitë i kërkonin të dobësohej. “Qaja gjatë natës dhe mami më thoshte të mos mërzitesha”,- tha ajo.
Marilyn Monroe
Aktorja dhe modelja e njohur, e cila është edhe ikonë bukurie e shekullit të ‘20-të, fillimisht nuk është pranuar, sepse i është thënë që nuk ishte e bukur apo e talentuar mjaftueshëm.
Winnie Harlow
Gjatë rritjes, modelja është tallur shumë herë për pigmentin e lëkurës së saj, për shkak të një çrregullimi. “Fëmijët më quanin lopë dhe më tallnin”,- tregon ajo. Por, tani ajo është një modele shumë e njohur dhe shumë fotografë dëshirojnë të punojnë me të. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se kur të rritesha do të kisha këtë të ardhme”,- thotë Harlow.
Karlie Kloss
Kendall Jenner
Alessandra Ambrosio
Cara Delevingne
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...