Një prej banorëve më të ri të Big Brother VIP, Igli Zarka, është larguar papritur nga shtëpia e famshme.
Largimi i tij u bën përmes një zarfi të zi që arriti nga “Vëllai i madh”, në të cilin shpengoheshin arsyet që Igli ka lënë shtëpinë.
“Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimin nevojshëm jashtë shtëpisë”, u tha në letrën të cilën e lexoi Semi.
Banorët kanë mbetur të habitur nga ky vendim i menjëhershëm, të cilët edhe thanë se aktori kishte probleme me apandesitin (zorrën qorrë).
Kujtojmë që Igli hyri në shtëpi të martën e kaluar (2 nëntor), ndërsa pas tij në shtëpinë e Big Brother VIP kanë hyrë edhe dy banorë tjerë, DJ Dagz dhe DJ PM.
Ndërkohë, të martën e ardhshme (9 nëntor) pritet largimi nga vota e publikut i një prej banorëve të nominuar. /Telegrafi/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...