“Idiote, mashtruese”- Big Mama largohet nga Big Brother pas ofendimeve me Antonelën

22:11 | 24 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Big Mama ka vendosur që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E gjithë kjo pasi ajo është përfshirë në një diskutim të ashpër me Antonela Berishën, sa që situate në mes tyre agravoi edhe në ofendime të ashpëra.

“Idiote, mashtruese, rrence. Ti vetëm di që të flasësh keq për të tjerët” i ka thënë Big Mama-Antonelës.

Ajo i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këngëtarja nga Maqedonia e ka sharë atë në gjuhën serbe.

Kjo u mohua nga Big Mama e cila përsëri fillojë të ofendojë atë derisa kërkoj edhe largimin nga BBV.

Pas hyrjes në dhomën e rrëfimeve ajo tha së nuk do të ndërroje mendimin dhe tashmë është larguar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme