Ibrahim Talsises po akuzohet prej një gjykate të qytetit të Bodrumit.
Këngëtari turk shumë shpejt do ta shohim në bankën e të akuzuarve shkaku i problemeve me punëtor.
Në fakt, Murat Ozey ka ngritur një kallëzim penal kundër Tatlises pasi ky i fundit nuk i ka kryer obligimet financiare pas largimit prej punës, transmeton Telegrafi.
“Kam kryer një sërë punësh për Ibrahim Tatlisesin. Kam kryer meremetimin e hotelin të tij, tapiceritë e restoranteve dhe shumë punë tjera. Prishjen e pishinës në Kusadasi unë e kam bërë renovimin. Për këto punë dhe shumë të tjera nuk jam paguar. Për këtë arsye e kam paditur dhe kërkoj drejtësi”, tha ai.
Madje, 65-vjeçari thuhet se e ka kërcënuar me jetë Ozeyin dhe kjo do të jetë edhe një akuzë e re.
Ndryshe, këngëtari ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, përkatësisht që nga koha kur u plagos rëndë në kokë. Telegrafi
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...