IbërFest me 1 maj në Mitrovicë, synohet të bëhet festival tradicional

20:29 | 23 Prill 2019
Arbresh.info

Për 1 maj në qytetin e Mitrovicës për herë të parë mbahet IbërFest.

Ky festival synim ka që të bëhet i përvitshëm dhe tradicional, shkruan arbresh.info.

Ky event që pritet të ketë aktivitet muzikor plotë 9 orë do mbahet afër lumit Ibër.

Nga organizatorët arbresh.info mëson se agjenda do jetë kjo: 3 orë Dj dhe Tarabuka Shoë, 3 orë tjera muzikë nga rock dhe pop band dhe 3 orë performancë Hip-Hop.

IbërFest përpos muzikës, ofron edhe pije si dhe ushqim e kamping.

Ky event muzikor nuk do të kishte kuptim pa pasur edhe artistë më të njohur të momentit që do argëtojnë të pranishmit.

Ata janë: Mc Kresha, Lyrical Son, Blleki, Lluni, Lav’da, Shpat Deda, TNT, Valëza Zogaj.

Nuk do mungojnë as DJ-të e njohur që do përkujdesen që muzika të jetë në nivel të lartë.

Për të kuptuar më tepër nga IbërFest ndiqeni faqën e festivalit në rrjetin social Instagram (@ibërfest) dhe Facebook: Ibërfest./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme