Google ADS

I vogli i Fifit po rritet, këngëtarja bën dedikimin e bukur për të birin

20:32 | 23 Maj 2023
K.B

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Filloreta Raçi, e njohur ndryshe me emrin artistik Fifi duket se po e shijon shumë ndjenjën e të qenurit nënë.

Fifi ka ndarë një fotografi me të birin ku ka shkruar, “Nuk po muj me besu që i bëmë 4 javë bashk Theo, ti je dashnia bir”.

Artistja tash e një kohë është në lidhje dashurie me Adis Patushin, dhe tanimë lidhja e tyre është edhe më e fortë pasi janë edhe prindër.

Për nga ana muzikore, Fifi së fundmi ka publikuar duetin në bashkëpunim me Donjeta Morinën të titulluar “Pare”./ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme