Koncerti i tij i quajtur “Ramë Lahaj & Friends” ka filluar në ora 20:30 në sheshin ‘Skënderbeu’ në kryeqytetin kosovar.
Por, mbajtja e koncertit nuk u realizua gjerë në fund siç kishte paralajmëruar ditë më parë tenori shqiptar, pasi që sot gjatë ditës i ka vdekur nëna dhe kjo ka qenë arsyeja që e ndërpreu koncertin në gjysmë.
Këtë e ka bërë të ditur edhe ai vet duke thënë se i duhet të ndërprejë koncertin dhe të vazhdojë të bashkohet me familjarët e tij.
“Ju kërkoj falje por duhet ta ndërpresim këtu sepse sot më ka vdekur nëna, por nuk kam mundur të mos vijë”.