Demi Lovato bëri një interpretim fantastik të himnit kombëtar në finalen e “Super Bowl”, që u mbajt në stadiumin ‘Hard Rock’ në Miami të dielen.
27-vjeçarja tregoi potencën e saj vokale ndërsa ajo gjëmonte nëpër notat e larta të himn
Njerëzit e famshëm publikuan në rrjetet sociale imazhe të Demit gjatë interpretimit, duke e lavdëruar për paraqitjen e saj.
Khloe Kardashian, Cardi B dhe Vanessa Hudgens, janë disa nga të famshmet që u kujdesën të publikojnë imazhe të artistes në InstaStory, duke e uruar kolegen e tyre për këtë performancë.
Demi arriti në një falset ndërsa citoi vargjet “Tokë e lirë” dhe në atë moment fitoi një ovacion masiv nga turma, pasi përfundoi interpretimin e saj.
Ajo qëndronte në një skenë të vogël të improvizuar në stadium, teksa prapa saj qëndronin përfaqësues të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, ku secili prej tyre mbante flamurin përkatës.
Një flamur masiv amerikan u mbajt mbi të gjithë fushën kur Demi performoi këngën “Flag Star Spangled”, e cila është shkruar nga Francis Scott Key për të përkujtuar luftën e vitit 1812 midis Sh.B.A. dhe Britanisë.
Beyonce, Jay-Z dhe vajza e tyre e madhe Blue Ivy Carter qëndruan në audiencë gjatë himnit kombëtar siç duket si një akt proteste, raporton TMZ.
Jay-Z ka hyrë në një partneritet të diskutueshëm me NFL, dhe në një intervistë të fundit në New York Times ai u mbrojt nga akuzat se duke bërë kështu ai ka tradhtuar futbollistët që janë gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër brutalitetit të policisë.
Demi u shtrua në spital pas një mbidoze në korrik të vitit 2018, gjë që e çoi në rehabilitim pas më shumë se gjashtë viteve durim. Atë qershor ajo kishte publikuar një këngë të quajtur “Sober”, e cila në vargjet e saj u kërkonte falje prindërve për “rënien e saj”.
Ajo mori rreth një vit e gjysmë pushim nga interpretimet live, por u kthye në skenë për të debutuar me këngën e saj solo “Anyone”, të cilën e performoi në “Grammy Awards” fundjavën e kaluar në Los Angeles.
Lovato mori pëlqime të shumta dhe mbështetje tejet të madhe nga publiku pas këtyre dy performancave spektakolare live që dhuroi së fundmi.
“Super Bowl” i këtij viti është mbajtur në Miami solli në skenë edhe artiste tjera të famshme si: Jennifer Lopez dhe Shakira. /Telegrafi/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...