I shërbeu xhaxhait në restaurant si punëtore, Pacolli: Krenar me vajzën time Hanën

22:58 | 22 Gusht 2020
A. B.

Vajza e madhe e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, sot i ka shërbyer xhaxhait të saj në restaurant në Lugano, si një punëtore.

Pacolli përmes një postimi në ‘facebook’, ka shkruar se po ndihet krenar për vajzën e tij Hanan, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

“Krenar me vajzën time, Hanën, që sot i shërbeu xhaxhait të saj në hotelin tonë në Lugano, në të cilin është duke bërë trajnim. Unë gjithmonë i mësoj fëmijët e mi se asgjë në jetë nuk vjen pa punë!”,tha ai. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme