Fifi ka bërë një reagim shumë të gjatë së fundmi në rrjetin social Instagram, ku ka shpërthyer keq ndaj Top Channel, pasi postuan momentin kur Fifit i ra të fikët në transmetim live gjatë promos së BBV.
Mirëpo Fifi është ndjerë keq nga kjo gjë dhe për pasojë ka postuar disa video në Instastory. Ajo ka thënë se ka kërkuar disa herë të dalë nga shtëpia e BBV asokohe por nuk ka dalë dot “pasi këtë gjë e di produksioni”.
“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”, tha Fifi ndër të tjera.
Më tej, Fifi ka thënë: “Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?”.
“Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje.Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, përfundoi Fifi.
Ndërsa videoja ku paralajmërohet promo e sezonit të dytë të BBV2, është fshirë nga rrjetet sociale. /arbresh.info/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...