Ditën e sotme, modelja e njohur Angela Martini publikoi në profilin e saj në Instagram disa foto nga festa madhështore e ditëlindjes që kishte organizuar për bashkëshortin, miliarderin rumun Dragos Savulescu.
Vëmendjen e publikut e tërhoqi jo vetëm Angela me fustanin e bardhë super seksi, torta super e veçantë, por edhe ambjenti luksoz ku ata zgjodhën të festonin. Mirëpo, me siguri të gjithëve i ka shpëtuar një detaj në foto.
Në njërën prej pozave, në praninë e Angelës dhe Dragos shfaqet një vajzë e vogël, e cila sipas ‘Iconstyle’, në fakt është një fëmijë nga martesa e mëparshme e Dragos.
Ai ka qenë i martuar në vitin 2005 me stomatologen Rodica Ghionea, martesë prej së cilës patën së bashku një vajzë. 4 vjet pas dasmës, çifti i dha fund martesës.
Pas divorcit, ai u lidh me modelen seksi Madalina Ghenea, por në 2011-ën ajo i dha fund lidhjes me rumunin.
Pas saj, Dragos u martua me modelen shqiptare Angela Martini në një ceremoni pa bujë dhe tashmë jetojnë së bashku në Los Angeles.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...