Kim Kardashian ka folur më në fund për të dashurën e re të ish-bashkëshortit të saj Kanye West, Chaney Jones. 41-vjeçarja ishte e ftuar në podcast-in “Not Skinny Not Fat” të Amanda Hirsch, ku ajo u pyet për Jones, të cilën e kanë krahasuar me të.
Reperi ishte parë për herë të parë me Jones në Janar ndërsa ishte ende në lidhje me aktoren Julia Fox. Hirsch e pyeti se si ndihet kur shikon se vajza e fundit me të cilën është shoqëruar Kanye ka një ngjashmëri të madhe për të.
“Jo. Unë thjesht dua që ai të jetë i lumtur dhe ajo duket si më e ëmbla”, tha Kim, duke shtuar: “Çfarëdo që të bën të lumtur, nuk më intereson çfarë është”, duke shtuar se ndihet e lumtur për romancën e re të ish burrit të saj, me të cilin ka katër fëmijë./abcnews.al/
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...