I kujt është ky buzëkuq? Fansi kap ‘mat’ Lady Gaga dhe Bradley Cooper

14:51 | 2 Mars 2019
A. B.

Pas performancës shumë të afërt në ndarjen e çmimeve “Oscar”, Lady Gaga u përfol se është në një lidhje dashurie me Bradley Cooper.

Këngëtarja me famë botërore performoi me kolegun e saj këngën “Shallow” ku shkëmbyen një shikim që nxiti spekulimet se janë të dashuruar.

Lidhur me këto thashetheme ka reaguar vetë ylli i pop-it, duke i hedhur poshtë e duke u shprehur se janë miq të mirë.

Por së fundmi është publikuar një foto e tyre që është bërë menjëherë virale. Fotografia është publikuar nga një fans i aktorëve dhe është realizuar nga premiera e filmit në Los Anxhelos në shtator, ku duket buzëkuqi i Lady Gaga në mjekrën e Bradley.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme