Google ADS

I komentoi jetën luksoze prej sheikësh, Luana hakmerret ndaj Alketës

00:21 | 11 Janar 2020
Trina Galanxhi

Postimet e revistës së Alketa Vejsiut për Xhemin dhe motrat Vjollca ishin në fokus të mediave së fundmi. Në postimin për Luanën e Marinën, komentohej jeta e tyre luksoze prej sheikësh dhe bukuria arabe.

Pas zhurmës së madhe në rrjet, Alketa vendosi të mos reagojë dhe menduam se kjo çështje u mbyll me kaq, mirëpo Luana me t’u kthyer nga Dubai është hakmarrë.

Moderatorja ka postuar puntatën e nesërme të “Shiko kush luan” në të cilën dëgjohet Rezarti i cili thotë: “Falenderojmë Alketën që kënaqet vetë me veshjet, me të gjitha dhe këndon vetë kudo”, ndërsa Luana shfaqet duke qeshur prapa tij.

Pavarësisht deklaratave në faqjen e Instagramit të revistës së saj, sot Alketa deklaroi se nuk ka asgjë me Luanën dhe Marinën. “Janë super yje. I duam shumë”, komentoi Alketa./expres/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme