Google ADS

I ka munguar skenës për një kohë të gjatë, Enca rikthehet me këngë të reja

12:32 | 21 Korrik 2024
E.G

Viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë e po ashtu edhe me mbrëmje e koncerte.

Bëhet fjalë për artisten nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila kishte bërë një pauzë prej vitesh.

Bukuroshja e njohur duket se tani po rikthehet me disa këngë, siç ka bërë të ditur së fundmi.

Ajo ka bërë një postim në Instagram, ku tregon se po vjen me projekte të reja.

Megjithatë, nuk ka zbuluar më shumë nëse ndonjëra prej tyre është bashkëpunim.

Enca viteve të fundit ka qenë më shumë duke shijuar jetën, në vende të ndryshme luksoze. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme