I japin fund Shakira dhe Pique (FOTO)

22:07 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe futbollisti Gerard Pique janë prindër të dy djemve dhe për vite kanë mbajtur një lidhje të fortë dashurie me njëri-tjetrin.

Lajmet e fundit nga mediat botërore njoftojnë se çifti i ka dhënë fund.

Ata prej muajsh nuk jetojnë më bashkë. Sipas spekulimeve nga media kolumbiane, shkak i mosmarrëveshjes mes tyre ka qenë një person i tretë.

Futbollisti i Barcelonës nuk ka publikuar më asnjë foto me Shakirën që para 6 muajsh.-shkruan revista ‘Caras’.

Ndërsa Shakira nuk e ka përmendur më Piquen që prej dasmës së Messit. Kohët e fundit Shakira i është përkushtuar karrierës së saj muzikore.

rs-600x600-170701142047-600-gerard-pique-shakira-instagram-kg-070117_1505504810-9989202-1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme