Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, komentohet vazhdimisht në rrjete sociale dhe së fundmi edhe për jetën private.
Ai u bë baba për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa mirëpriti një djalë të quajtur, Gueril, shkruan portali arbresh.info
Gold Ag së fundmi ka qenë pre e një lajmi të rremë ku thuhet se ‘do ta rris djalin me kultura arabe’, gjë të cilin e ka mohuar kategorikisht.
“Faqet e sponsorizuara nga shërbime të ndryshme që duan të na shohin copa, kanë shpërndare një lajm me titull “Gold AG: Do ta rris djalin me kulture arabe:”. Gjë që nuk e kam thënë kurrë”, ka thënë ai.
“Nuk i jap askujt llogari si e rriti, por djali im do të rritet me emër të Zotit si shqiptar mysliman. E qafirëve që ju dhemb nuk është faji im. Lehni si qeni se akoma jam në krye vendi”, vazhdon më tej Gold AG.
Kujtojmë se Goldi u martua vitin që lamë pas me doktoreshën e estetikës, Ermira Shkodrën. /arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale