Kohëve të fundit Fjolla Morina është shkëputur disi nga vëmendja e medias dhe mesa duket jo më kot.
Diten e sotme ajo ka dhënë një intervistë për gazetaren Olsa Muhameti në “Edicionin Veror” në Abc News.
Mes shumë pyetjesh pikante, Fjolla është pyetur nga Olsa për gjendjen e saj sentimentale dhe këngëtarja nuk ka ngurruar aspak të tregojë se për momentin është vetëm.
“Jam e vetme sepse tani është më mirë të rri vetëm”.- ka thënë fillimisht Fjolla.
Por gazetarja ka vazhduar ta ngacmojë duke e pyetur nëse është zhgënjyer nga dashuria dhe këngëtarja është përgjigjur:
” E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, zoti ti merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty”.
Më tej ajo ka pohuar se ka humbur personin e saj të zemrës pasi ai nuk jeton më.
Nisur nga kjo rikujtojme se pak kohë më parë u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me personin që humbi jetën si pasojë e një atentati në Sukth dhe mendojmë se në këtë intervistë ajo ka folur pikërisht për këtë./Blitz
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...