Le të themi se vajza apo gra të ndryshme kanë mendime jo të njëjta mbi raportin në çift dhe sjelljen me partnerin.
Disa e kanë parim përkujdesjen, përkushtimin, dashurinë pa kushte apo mirëkuptimin nëse partneri i tyre vonohet ndonjëherë apo nga puna e tepërt harron t’i shkruajë.
Ama Enca është nga ato vajza që i ka idetë e qarta dhe e ka treguar publikisht se çfarë nuk duhet të presë një mashkull prej saj.
“Një grua e mirë do të të dojë pavarësisht gjithçkaje që ti bën, të kujdeset për ty, të të bëjë gati darkën çdo mbrëmje dhe kurrë mos të të bëjë pyetje se ku ke qenë apo pse nuk i kthen e mesazh apo t’i kesh telefonuar. Dhe kjo është mamaja jote, sepse nuk jam unë. Le të jemi realistë.”- shkruan Enca.
Duket se këngëtarja nuk dëshiron të luajë rolin e “mamasë” në një marrëdhënie në çift. Nuk do të bëjë asnjërën nga detajet e sipërpërmendura thjesht sepse sipas saj kjo është një sjellje e një nënë jo e një të dashure. /Blitz.al/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...