Google ADS

I dashuri i Duas vuan nga një sëmundje

12:26 | 24 Tetor 2019
A. B.

Vetëm pak muaj më parë, këngëtarja shqiptare Dua Lipa nisi romancën e re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Tashmë, lidhja e tyre është familjare dhe ata janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri.

Madje, thuhet se çifti po bashkëjeton dhe po e shijojnë në maksimum romancën e tyre të re.

Mirëpo, e dinit se i dashuri i Duas vuan prej vitesh nga një sëmundje?

Mamaja e Anwar-it, Gigi-t dhe Bella-s, ka rrëfyer se ajo vetë dhe dy prej fëmijëve të saj, Bella dhe Anwar, vuajnë nga Lyme.

Kjo pasi familja ka jetuar vite më parë në një fermë me kuaj, ku kishte rriqëra.

Sipas “CDC”, nëse dikush kafshohet nga një rriqër me këmbë të zeza, të infektuar me baktere të caktuara, mund t’i nënshtrohet sëmundjes Lyme.

Pasi merr këtë sëmundje, individi ka simptoma të ngjashme me gripin.

Nëse nuk trajtohet me medikamente, bakteret mund të infektojnë pjesë të tjera të trupit si zemra, nyjet dhe sistemi nervor. Kjo mund të shkaktojë lodhje serioze, dhimbje trupi apo probleme të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme