Anwar Hadid u fotografua në një grindje të ashpër me një të huaj, i cili e akuzoi atë për vjedhjen e “Apple AirPods” të tij në rrugë, në Londër të premten.
Modeli amerikan, 20 vjeç, u përball me Brian Clarke i cili dyshohet se e pyeti nëse i kishte gjetur kufjet që i kishin humbur, pasi gjurmoi “AirPods” nga iPhone-i i tij, shkruan DailyMail.
Anwar u shfaq i fyer nga akuza duke gjykuar nga shprehja e tij e animuar gjatë debatit intensiv që u zhvillua jashtë një kafeneje në Hampstead.
Përveç gjurmuesit që tregon se “AirPods” janë në pronësi të Z. Clarke, DailyMail mëson se nuk ka prova të tjera të vjedhjes.
Brian, 44 vjeç, i cili nuk e kishte idenë se njeriu në një kapuç tartani ishte një super yll i Hollywoodit, i tha DailyMail se kishte debatuar ashpër ne Anwarin.
Ai tha: “Anwar ishte duke u betuar për mua duke thënë: ‘Unë nuk t’i kam marrë kufjet e tua o burrë’”.
Brian shpjegoi se ai i kishte gjurmuar telefonin e tij dhe tha: “Unë ua tregova telefonin tim me aplikacionin ‘Find iPhone’ që më drejtoi tek ai dhe shoku i vet”.
Anwar ishte jashtë dhe me shokun e tij Chass Bryan kur u ndesh me Brian në rrugë, dhe u kap nga kamerat teksa debatonte ashpër me të.
Duke shpjeguar sesi i humbi kufjet ‘AirPods’ të tij, Brian tha: “Unë po shkoja te Marks & Spencer për të marrë për nënën time një tortë. Ndalova jashtë kafenesë pranë derës për të folur me dikë. I nxora kufjet e mija dhe i futa në xhepin e xhaketës. Ka një vrimë në xhaketë dhe një prej kufjeve ra poshtë”.
“Kam ndezur aplikacionin ‘Find iPhone’ sepse është i lidhur me kufjet e mia ‘AirPods’. Aplikacioni më tha ku ishin. Më çoi direkt te dy djemtë, dhe njëri prej tyre kishte një në vesh. Unë shkova atje dhe pyeta nëse ato ishin të mijat, dhe ata thanë: ‘Jo, jo, jo’”.
“U fiksova për 20 minuta. Gjurmuesi në telefonin tim po më thoshte se kufjet e mia të humbura kishin të drejtë, kur tregonin që ishin jashtë kafenesë”.
Ai shtoi: “Unë isha i sjellshëm dhe iu thash atyre fillimisht se nëse ka ndonjë shans që rastësisht t’i kenë gjetur kufjet e mia”.
“Kam kaluar rrugën dhe kam ecur përrreth, por aplikacioni më ka drejtuar përsëri tek ata”, tregon më tej Brian.
“Atëherë dyshja u larguan nga kafeneja dhe ecën nëpër rrugë dhe ja, aplikacioni im filloi të shëtiste në rrugën Pond me ta”.
Ai vazhdoi: “Kështu që unë i kam ndjekur në një kafene tjetër. Fillimisht folëm qetë, por më pas ata filluan të debatojnë me mua”.
“Unë i thashë të pushonte së betuari. Ai po thoshte: ‘Ne nuk t’i kemi marrë, largohu’”.
Unë isha civil dhe i thashë të mos ishte i vrazhdë.
“Djali po zbrazte të gjithë xhepat e tij. Mendova dhe i thash: “Ju po kundërshtoni shumë. Nëse gjeni diçka, duhet t’ia jepni përsëri njerëzve. Unë isha aq i sjellshëm me të, po e pash edhe njëherë tjetër unë do ta godas”, ka thënë personi që e akuzoi për vjedhje Anwarin.
DailyMail ndërkohë kanë kontaktuar me përfaqësuesin për media të Anwar Hadid për të marrë një koment lidhur me këtë ngjarje, por ata kanë refuzuar të përgjigjen. /Telegrafi/
Rutte: Trump do të jetë përsëri çelësi për ta mbajtur të for...
Kryeministri izraelit përgëzon Trumpin: Rikthimi më i madh n...
Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme
Trump thotë se i mbijetoi atentatit për një arsye
Vuçiq uron Trumpin: Serbia është e përkushtuar për bashkëpun...
Nga Kina në Itali dhe Hungari, vijnë reagimet e para për Don...