Humoristi i mirënjohur shkodran, Besnik Çinari, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se ai gjatë ditës së djeshme ka pësuar një atak kardiak.
Ai është sjellë në Tiranë, ku fatkeqësisht mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mjeshtri i Madh i humorit shkodran ka pësuar mbrëmjen e kaluar goditjen ne zemer.
Gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë ndërsa mësohet se është dërguar me urgjencë drejt spitalit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Menjëherë është në sallën e reanimacionit dhe mjekët i kanë vendosur një unazë duke bërë koronaren ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër.
Ai ende ndodhet në zonë rreziku dhe gjendje e aktorit të madh të humorit nuk është stabilizuar.
Prej ditësh Besnik Çinari nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë mbrëmë ka marrë një goditje në zemër duke pësuar infarkt.
Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës ‘Humor me Shkollë të Mesme’ ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.
Ndërkohë që ky infarkt i Besnik Çinarit vjen në ditën kur do të festohet në Shkodër, jo pak por 60 vjetori i krijimit të estradës profesioniste të teatrit ‘Migjeni’.
Ndër të fundit e asaj pjesa të mrekullueshme aktorësh fatkeqësisht në dokumentarin e përgatitur për 60 vjetorin e krijimit të estradës Besnik Çinari do të mungojë.
Megjithatë e rëndësishme është në këto momente që aktori i madh të kalojë këtë moment të vështirë dhe të rikthehet sa më parë pranë nesh sepse është një vlerë e shtuar e kulturës dhe artit shqiptar.
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...