Humoristi, Osman Azemi është bërë shumë i përfolur për skeçet humoristike që i publikon për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Në të shumtën e rasteve, ai bën ndonjë shaka me ndonjë situatë aktuale, shpesh duke përdorur edhe satirën, shkruan arbresh.info
Së fundmi, ai realizoi një video në “Facebook”, ku shihet në kuzhinë teksa dëgjon diçka me ëndje.
Me t’u afruar kamera, aktori po e “argëton” veten duke shikuar një video të kryeministrit, Albin Kurti.
Bëhet fjalë për videon e kryeministrit, ku shihej duke folur mbi vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale.
Aktori Osman Azemi është i njohur për shumë role humoristike, por një ndër më të spikaturat mbetet ai i ‘Tetës Gjyli’ nga seriali komik “Egjeli”. / arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...