Aktorja Kate Hudson në një intervistë për revistën “Women’s Health” tregoi se kur është në shtëpi me fëmijët është plotësisht e pranishme aty dhe se nuk është e lidhur me punën.
Aktorja Kate Hudson në një intervistë për revistën “Women’s Health” tregoi se kur është në shtëpi me fëmijët është plotësisht e pranishme aty dhe se nuk është e lidhur me punën.
“Nëse vij në ora nëntë e pesë, bëj gjithë punën time dhe mbyll telefonin. Mund të kem një jetë të ekuilibruar. Përpiqem të mos lejoj që puna të rrjedhë në kohë me fëmijët, orët e darkës dhe në shtrat,” ka thënë aktorja 40-vjeçare.
Derisa arrin të gjejë kohë për të gjitha, Hudson e pranon se nuk ishte gjithmonë e lehtë veçanërisht pas lindjes së fundit.
Menjëherë pasi solli vajzën e saj në botë, Hudson përmes Instagramit ka bërë të ditur se kishte nisur ushtrimet në palestër për të humbur kilet e tepërta.
“Unë do të doja të provoja stërvitje të reja dhe të ushqehesha sa më shëndetshëm që mundem. Dua të bëj të gjitha këto dhe të vazhdoj të rrit fëmijët e mi, të punoj çdo ditë, të kem kohë për burrin tim dhe të qëndroj e shëndoshë!”, tha Kate Hudson.
Por, gjërat nuk shkuan ashtu siç kishte planifikuar dhe aktorja thotë se humbja e peshës ishte më e vështirë dhe më e gjatë se me dy fëmijët e saj të parë.
“Për dallim nga dy të tjerët, unë nuk kisha kohë për të punuar. U desh një lloj disipline tjetër”, thotë aktorja, duke shtuar se pas kësaj ajo iu përkushtua një diete më të rreptë./alsat/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...