Situata e cila ka degraduar në sherr me grushta mes fansit të Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt mund të kishte përfunduar edhe në vrasjen e këtij të fundit.
Dje, Luana kur ka dalë nga puna, ka qenë duke ikur për në shtëpi me makinën e saj Audi, por nga pas kishte edhe maniakun me një automjet Fiat Punto që e përndiqte, shkruan Panorama.
Për këtë arsye, Luana kishte kërkuar ndihmën e të dashurit të saj Krenar Cocaj, i cili ishte nga pas makinës së prezantueses për t’i ardhur në ndihmë në rast rreziku nga personi që i ishte bërë shqetësim prej kohësh.
Por në një moment, të tre makinat në distancë të vogël me njëra tjetrën, kanë ngecur në trafik tek mbikalimi i ri që po bëhet në Unazë të Re, afër Pallatit me Shigjeta.
Në këtë kohë, maniaku ka dalë nga makina dhe i ka shkuar tek xhami i parë Luanës duke i bërtitur, por nga pas i ka ardhur grushti i Krenarit, i cili kishte dalë gjithashtu nga makina për të ndihmuar prezantuesen.
Aty kanë nisur grushtet me njëri-tjetrin, por për fat të mirë përfunduan me aq. Tre makina pas tyre kanë rastisur dy oficerë policie që patrullojnë në zonën e Unazës së Re të cilët i kanë shkuar menjëherë në ndihmë Krenarit dhe Luanës. Në momentin që oficerët janë afruar, kanë pikasur se Lila teksa po zihej me grushte me Krenarin, po nxirrte nga çanta një armë, dhe e kanë ndaluar, duke shmangur kështu një ngjarje më të rëndë.
Ai ka ikur me vrap duke u futur në makinën e tij që e kishte lënë në trafik dhe aty oficerët e kanë bllokuar, duke i gjetur me vete në çantë edhe pistoletën e modifikuar me fishekë shotgan (çifteje) e cila kishte fishekun gati për t’u shkrepur.
Luana më pas është shoqëruar në Polici ku ka bërë kallëzim, dhe ka shpjeguar përndjekjen prej vitit 2016. I riu është arrestuar dhe akuzuar për “përndjekje” edhe “tentativë vrasje”.
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...