Google ADS

Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju?

06:55 | 25 Mars 2024
E.H

DASHI
Lidhja juaj me partnerin do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do iu vini kapak problemeve te se shkuarës dhe do mendoni vetëm për ta bere te ardhmen te mrekullueshme. Beqaret nuk do ndihmohen aspak nga planetët dhe nuk do ja dalin dot ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar nuk duhen kryer shpenzime me sy mbyllur sepse do keni probleme serioze.

DEMI
Te nxitur nga Venusi, do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do ndani çdo ndjenje dhe emocion me te dhe keni për t’u ndier vërtet mire. Beqaret do dashurohen me disa persona dhe nuk do druhen aspak t’ia shprehin ndjenjat. Ne planin financiar do ju duhet te mos shpenzoni kuturu sepse do ju nevojiten paratë për te bere disa investime afatgjata.

BINJAKET
Nëse keni ditur si te silleni me partnerin tuaj, edhe sot gjerat mes jush do ecin për mrekulli. Ne te kundërt do keni ende debate te forta. Beqaret do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe here pas here do ju duket vetja sikur janë mbi re. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Përfitoni nga rasti për te hequr edhe disa para mënjanë, ne mënyrë qe te siguroni te ardhmen.

GAFORRJA
Do i jepni prioritet absolut sot jetës tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Do i zgjidhni edhe disa pengje te vjetra. Beqaret nga ana tjetër do joshen gjithë kohës nga disa persona, por nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Financat do jene te paqëndrueshme. Shmangni investimet dhe mos jepni kurrsesi hua.

LUANI
Buxheti do jete i kënaqshëm dhe do arrini te kryeni te gjitha investimet e menduara.Ne lidhjen qe keni nuk do ndodhe asnjë gjë e papritur sot. Gjate gjithë kohës do ruani një marrëdhënie te këndshme dhe nuk do keni debate. Beqaret do pëlqejnë jashtëzakonisht një person, por për fat te keq dikush do tregohet me i shkathet dhe do ua marre nga duart.

VIRGJERESHA
Kjo e sotmja do jete një nga ditët me te bukura te jetës suaj. Partneri do jete ne humor dhe qe ne mëngjes do filloje te përgatisë surpriza te njëpasnjëshme për ju. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe keni pasur fale mbështetjes se madhe te miqve. Vlerësojeni ne pafundësi ndihmën e tyre.

PESHORJA
Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do përjetoni ndjesitë qe keni dashur dhe kjo mund t’iu mërzitë tej mase. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju marre tërësisht një tjetër drejtim. Pjesa me e madhe do ndihen te plotësuar. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire kështu qe do jete me mire te shpenzoni me kursim edhe për pak kohe.

AKREPI
Partneri do ju beje te ndiheni me te vërtetë mire gjate kësaj dite. Ne krahët e tij do përjetoni emocione te forta si asnjëherë me pare. Shfrytëzojeni sa te mundeni çdo sekonde. Beqaret do preferojnë t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe nuk do kërkojnë asnjë gjë me ngulm. Ne planin financiar do përballeni me pasojat e pamaturisë se kohëve te fundit. Kërkoni ndihme sa me pare.

SHIGJETARI
Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Do jete ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Ne planin financiar duhet te tregoheni gjithë kohës vigjilente dhe nuk duhet te nxitoheni.Dite jo perfektë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do mungojnë vështirësitë dhe debatet te cilat do lodhen edhe me familjet reciproke.

BRICJAPI
Ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni kuturu ne mënyrë qe te mos keni surpriza negative.Nëse nuk i pranoni gabimet qe keni bere ne jetën tuaj ne çift, keni për te pasur debate dhe probleme te forta sot. Partneri do jete tejet tolerant kështu qe duhet te përfitoni nga kjo. Beqaret do lodhen duke kërkuar princin e tyre te kaltër, por ne fund do ja arrijnë qëllimit.

UJORI
Mos e idealizoni shume partnerin tuaj sot dhe mos mendoni se ai është personi me perfekt ne bote pasi do zhgënjeheni. Beqaret nga ana tjetër me mire t’i marrin gjerat shtruat dhe te presin edhe disa kohe, pasi ne te kundërt do përballen shpejt me probleme. Për financat duhet te dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu japin te afërmit. Po vepruat pa menduar do gjendeni ne vështirësi.

PESHQIT
Beqaret do bëjnë mire te sigurohen njëherë para se te hedhin hapa, pasi jo çdo gjë është ashtu si duket. Buxheti ne përgjithësi do jete i mbrojtur megjithatë mire është qe edhe me shpenzimet enevojshme te tregoheni te matur. Komunikimi ne çift do jete gjate gjithë kohës i mire sot. Nuk do keni asnjë lloj problemi me te, përkundrazi ne mbrëmje mund te flisni edhe për disa tema delikate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme