Hollywood-i në panik, rrjedhin fotot lakuriqe të bukurosheve të famshme

19:16 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Madje 14 femra të famshme, në mesin e të cilave edhe Kejt Hadson, Rozario Doson dhe Majli Sajrus, janë gjendur në cakun e hakerëve, të cilët kanë publikuar fotot e tyre lakuriqe.

Viktima të hakerëve janë edhe udhëheqësja e emisionit Uitni Port, aktorja Dajana Agron, Ej Xhej Mishalka, Ivon Strahovski, Lili Rejb dhe Marin Ajerland, si dhe manekinia Suki Uoterhaus.

Në fotografitë e dala thuhet të jenë edhe manekinia Keli Rorbah, Karin van Houten, manekinia Lara Bingl, ndryshe bashkëshortja e aktorit Sem Uortington, dhe aktorja Odrina Patrixh.

Në fotografi Kejt Hadson qëndron ulur dhe tregon gjinjtë e saj lakuriq, ndërsa veshur ka vetëm brekë tango. Derisa kolegia e saj Rozario Doson është plotësisht lakuriq në 11 fotografi, në të cilat qëndron e shtrirë në shtrat.

Para disa javësh, në internet kishin rrjedhë edhe fotografitë e Ema Uotson, Demi Lovato dhe Amanda Sejfrid.

Nuk dihet se cilët nga hakerët qëndrojnë prapa sulmit, por nëse kapen do të kenë pasoja të rënda. Në vitin 2014, Rajan Kolins, i cili kishte vjedhur dhe publikuar fotografitë e një numri të madh zonjash, në mesin e të cilave ishin edhe Xhenifer Lorens, Kejt Apton dhe Kirsten Danst, ishte dënuar me 18 muaj burgim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme