Holanda u përjashtua nga finalja e Eurovisionit pas akuzave ndaj Joost Klein. Me njoftimin e saj zyrtar, ESC bën të ditur se këngëtari holandez nuk do të marrë pjesë sonte në finalen e madhe të Eurovisionit.
Ndonëse organizata nuk ka sqaruar se çfarë saktësisht ka ndodhur në lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohet artisti, ka bërë të ditur përjashtimin e tij.
Në njoftim, megjithatë, flitet për “sjellje të papërshtatshme” ndaj një anëtari të produksionit.
Burime jozyrtare pohojnë se ai ka goditur një pjesëtar të produksionit izraelit, i cili ka bërë një koment mosrespektues për vdekjen e babait të tij, por kjo ende nuk është konfirmuar.
Ndaj Just Klein tashmë është bërë kallëzim, ndërsa është marrë në pyetje edhe nga policia, sipas holandezit “NOS”. Është marrë në pyetje edhe personi që e denoncoi, si dhe të tjerë që ndodheshin para ngjarjes./abcnews.al
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...