Spektaklin e së shtunës (9 mars), Bardhi, u largua nga Big Brother VIP Albania 3.
Kjo pas lajmit që i dha vëllai se nëna e tij nuk ishte mirë dhe se ndodhej në spital.
Ai kërkoi që ta linte shtëpinë dhe pas kësaj pati aludime të shumta nga të tjerët.
E para që dyshoi për këtë ishte partnerja e tij, Sara Gjordeni, me të cilën gjithashtu u njoh në këtë format.
Ajo ka qenë e ftuar në ‘Fan Club’, ku ka folur për të gjitha këto dhe për raportin me Bardhin.
“Nëna e Bardhit është shumë mirë. U nxitova, fola para kohe. Isha në dijeni paraprakisht që Bardhi do e linte shtëpinë, thjesht mendoj që stafi i tij do kishte pasur një menaxhim më të mirë të situatës”, u shpreh ajo.
Modelja e njohur theksoi: “Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson se çfarë mendon një palë e tretë. Thjesht më intereson edhe mënyra se si ndihet Bardhi, Bardhi ka pasur një dëshirë shumë të madhe për të qenë në Big Brother”.
Pritet të shihet në vazhdim se si do të vijojë ky raport i yjeve të famshëm. /Telegrafi/
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...