Google ADS

Hiti i Shakirës zgjidhet zyrtarisht si kënga zyrtare për ‘Copa America’ 2024

15:08 | 16 Maj 2024
K.B

Edhe një herë, superylli i muzikës kolumbiane Shakira do të sigurojë edhe një herë kolonën zanore të futbollit.

Është radha e Copa America 2024 për të cilën ajo përshtati një këngë nga repertori i saj më i fundit: ‘Puntería’, përfshirë në albumin e saj më të fundit “Las mujeres ya no lloran” dhe interpretuar si duet me Cardi B.

“Punteria”, nga Shakira, është zgjedhur si kënga zyrtare për turneun e futbollit Copa America, i cili do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara me 16 ekipe nga Conmebol dhe CONCACAF.

Për gati një muaj, nga 20 qershori deri më 14 korrik, çdo tifoz futbolli do të këndojë ‘Puntería’. Këtë e bëri të ditur të martën pasdite në New York City nga vetë artistja kolumbiane, e shoqëruar nga presidenti i Univision Networks Group, Ignacio Meyer.

“Është ngjarja më e rëndësishme e futbollit të vitit, sepse ne e dimë se kjo këngë do të jetë tingulli i verës për fansat në mbarë botën. Është fuqia e kulturës dhe muzikës sonë,” tha Shakira në një program të Univision.

Kjo është hera e katërt që Shakira sjell një këngë zyrtare për një kampionat të madh futbolli.

Në vitin 2006 me “Hips don’t lie-Bamboo” në Kupën e Botës në Gjermani, në vitin 2010, ‘Waka waka’ u vendos si kënga e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut dhe në vitin 2014 ‘La la’ si kënga zyrtare e Kupës së Botës në Brazil./cityradioalbania

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme