Historia e dashurisë së Zaimina Vasjarit, ja kush është partneri me të cilin po pret fëmijën (FOTO)

13:29 | 8 Korrik 2017
Arbresh.info

Edhe pse e ftuar te “Rudina” pak kohë më parë, Zaimina Vasjari u shpreh se nuk e kishte në plan të bëhej nënë së shpejti pasi është pak egoiste dhe s’do donte të prishte linjat e trupit, gjërat më të bukura në jetë vijnë pa plan.

Këngëtarja që tani i ka hyrë biznesit, është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë për herë të parë. Edhe pse në fillim lajmi u përhap si thashethem, pa pasur konfirmimin e vetë Zaiminës, nuk ka vonuar shumë dhe ajo e ka pranuar se “po”, është në pritjen e ëmbël.

Revista “Who” ka publikuar konfirmimin e Vasjarit, e cila ndër të tjera është shprehur se ka dashur ta mbajë paksa sekret shtatzëninë, deri sa të vinte momenti i duhur për të folur publikisht. Tani është larguar për pushime jashtë Shqipërisë, në mënyrë që t’i kalojë sa më qetë dhe pranë detit këta muaj

të rëndësishëm.

Po kush është partneri dhe babai i fëmijës që pret, një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, e cila i është futur prej kohësh biznesit, duke hapur një sallon fustanesh, rroba banjosh dhe këpucësh në Tiranë? Sipas mediave të ndryshme ai është është Klodian Asllani, biznesmen, i cili merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut deri te pasuritë e patundshme. Këngëtarja dhe biznesmeni u njohën kur Zaimina ishte vetëm 17 vjeçe. E pavarë- sisht ndarjeve e zënkave, janë kthyer gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit.

zai

Në një intervistë për Kelvi Kadillin në “In TV”, pak kohë më parë Zai nuk hezitoi t’u përgjigjej pyetjeve ngacmuese sa i takon jetës private. Pyetjes se sa të dashur ka pasur deri tani ajo nuk iu përgjigj, duke e kaluar me të qeshur, ndërsa pas ngacmimit pasues se a e ka lënë ndonjëherë i dashuri, ajo u shpreh: “Mua vetëm më kanë kërkuar”. Pas pyetjes a do të martohesh, ajo reagoi me kundërpyetje: “Pse është çudi të martohem unë?”. Dialogu mes tyre më pas për të dashurin vazhdoi kështu: “E kush është ky tipi?, ishte pyetja e prezantuesit, ku nënkuptohej djali që i ka rrëmbyer zemrën.

“Ky tipi është ai tipi”, “Ai që ke shumë, shumë kohë? Ëhë”, pohoi ajo. Duke shtjelluar më tej statusin e saj aktual, Zaimina u shpreh: “Për momentin nuk kam plan për martesë. Sa për unazën e fejesës që mori më 14 shkurt në ishujt Maldive, tregoi: ”Na duhej një udhëtim, dhe pse mos ta bënim kur unë i dashuroj udhëtimet e më shtojnë jetën. Pranova, thashë ‘Hajt Maldive’.

Më pas rezultoi se kjo nuk ishte rastësi, por e menduar shumë mirë nga ai. Ishte dita e Shën Valentinit, e atë mëngjes mora unazën dhe fjalët që ishin shumë të bukura. Unë ndihem me fat”, e përfundoi rrëfimin e saj. Zaimina dhe i dashuri i saj u përfolën për një ndarje vjeshtën e kaluar.collagekolazhi

Por, mesa duket, dashuria e çiftit është aq e fortë sa ata i rezistuan ndarjes vetëm 3 muaj, për t’u kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit e tashmë gati për t’u bërë prindër. Një nga fotot e paparacit tonë të realizuar rreth 8 vite më parë në Himarë, dëshmon lidhjen e gjatë të Zaiminës me Klodin.

collagekolazhi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme