Historia e dashurisë së Tina Turner

01:00 | 23 Janar 2019
Trina Galanxhi

Ajo ishte një dashuri me një shikim. Tina Turner do të shprehej kështu e pyetur mbi lidhjen e saj me Erwin Bach, gjermanin me të cilin tashmë po kalon jetën. I gjatë, i veshur gjithnjë elegant, Erwin ka arritur të kapë vëmendjen e mediave dhe për përkushtimin që ka ndaj së shoqes.

Diferenca e moshës nuk e ka fashitur pasionin mes tyre. Ata u takuan për herë të parë në një festë pas çmimeve EMI në vitin 1985. Vetëm një vit më pas, ata do të lidheshin më njëri tjetrin. Tina e kujton si jo të lehtë këtë raport.

Por ishte muzika ajo që i bënte bashkë. Ai dinte ta shihte ndryshe nga të tjerët atë që kalonte brenda saj teksa këndonte. Erwin dinte të shihte muzikën brenda saj, ndoshta se e shihte me sytë e dashurisë. Në korrik të vitit 2013-të ata u martuan, pas gati 27 vitesh që ishin bashkë. Ata zgjodhën liqenin e Zyrhiut për festën e madhe ku kishin ftuar miqtë më të mirë. Kjo ishte martesa më e bukur që mund të mendonte këngëtarja e cila mbante veshur një fustan mëndafshi. Vetëm disa ditë pas martesës çifti organizoi një tjetër parti të madh ku ambienti ishte zbukuruar më 70.000 trëndafila të kuq dhe të verdhë. Midis 120 miqve të pranishëm ishin të ftuar dhe Eros Ramazoti, Giorgio Armani, David Bowie, Oprah Winfey.

Erwin Bach është një emër i njohur në industrinë muzikore. Disa nga artistët e mëdhenj ia dedikojnë suksesin pikërisht atij. Pink Floyd, Paul McCartney, Pet Shop Boys, apo vetë bashkëshortja e tij Tina Turner ia dedikojnë suksesin pikërisht Erwin. Në librin autobiografik Tina tregon se sa shumë e kishte ndryshuar dashuria për të.

Tashmë që këngëtarja ka kaluar kohë jo të mira me shëndetin, ka pranë vetëm Erwin, i cili kohë më parë dhuroi dhe një veshkë për të. Askush nuk të shpëton përveç dashurisë, shprehet Tina në libër, teksa u thotë lexuesve se ka gjithnjë kohë për dashuri në jetë, duke marrë si shembull zhgënjimin nga martesa e saj e parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme