Një gjyqtar në Nju Jork ka hedhur poshtë një nga gjashtë akuzat për sulmet seksuale ndaj producentit të njohur Harvey Weinstein.
Prokurorët kanë ardhur në përfundim se aktorja Lucia Evans kishte dhënë një dëshmi të një version tjetër, transmeton portali arbresh.info
Evans kishte thënë për mediat amerikane se producenti i njohur e detyroi atë të bënte seks oral në vitin 2014.
Weinstein i ka mohuar të gjitha akuzat.
Avokati i Weinstein, Benjamin Brafman, tha se ai do të kërkojë që edhe akuzat e mbetura të pezullohen.
Ai gjithashtu ka theksuar se do të hetojë mbi policët që kanë punuar në këtë rast.
Akuzat ndaj producentit të filmave shumë të njohur, patën ngritur një bujë të madhe në botën e filmit, duke ngritur kështu edhe lëvizjen #MeToo.
66-vjeçari që nga arrestimi i tij ka mohuar akuzat./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë