Ylli i filmit Harrison Ford është lavdëruar për shpëtimin e një gruaje, makina e së cilës u rrotullua në një autostradë dhe goditi një pemë në Kaliforni.
Aktori ishte në Santa Paula, në veri të Los Anxhelos, me një mik kur dëgjuan përplasjen dhe shkuan për të ndihmuar, transmeton arbresh.info
Zyrtari i policisë lokale Matt Alonzo tha: “Ai veproi si një samaritan i mirë, ashtu si të gjithë të tjerët, dhe u përpoq të ndihmonte para se shërbimet e emergjencës të vinin”.
Ford dhe të tjerët ndihmuan shoferin femër që të dilte jashtë automjetit.
Gruaja, e cila ishte e vetme në veturë, e cila shpëtoi me lëndime të lehta, autoritetet u thanë gazetës lokale Ventura County Star./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...