Heq dorë nga aktrimi Daniel Day Lewis

22:04 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Daniel-Day Lewis që konsiderohet një nga aktorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij ka njoftuar pensionimin.

“Daniel Day Lewis nuk do të punojë më si aktor”, ka thënë zëdhënësi i tij në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.

“Ai është thellësisht mirënjohës për të gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe publikun përgjatë viteve. Ky është një vendim privat dhe as ai apo përfaqësuesit e tij nuk do të flasin për këtë temë”, thuhet më tej.

Filmi i tij më i fundit është Phantom Thread, nga Paul Thomas Anderson që do të shfaqet nëpër kinema në kohën e Krishtlindjeve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme