Heidi Baci largohet nga emisioni Goca & Gra, numëron edhe arsyet

13:02 | 27 Tetor 2024
E.G

Heidi Baci ka njoftuar se do të largohet nga moderimi i emisionit “Goca dhe Gra” për t’u fokusuar më shumë në veten e saj gjatë një periudhe që nuk është shumë e lehtë për të.

Mbrëmjen e kaluar, ajo përfundoi episodin e saj të fundit, duke shprehur mirënjohje për ekranin dhe producentët e Top Channel për mundësinë që i dhanë.

Në fjalën e saj, Heidi theksoi arsyet që e çuan në këtë vendim, duke shpjeguar se është një zgjedhje që e ka menduar mirë.

“Vinë ca momente në jetë që duhet të jemi vetvetja. Nuk dua të krijoj poliemika, por jo, është vendim i peshuar, për arsye personale, nuk kam ndonjë gjë. Duhet të vë listën e prioriteve të mia dhe te shoh ku do te jem”, tha ajo.

Ky vendim ka shkaktuar reagime nga ndjekësit dhe kolegët e saj, të cilët e kanë mbështetur në këtë hap dhe e kanë inkurajuar për përkushtimin ndaj vetes. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme