Princ Harry ka folur për herë të parë pas deklaratës së bujshme të largimit të tij dhe të bashkëshortes Meghan Markle nga Mbretëria në një event bamirësie në Londër, të cilin ai e kishte themeluar në vitin 2006.
Princi tha se ‘ka gjetur dashurinë dhe lumturinë’ tek Meghan dhe se dashurinë për Mbretërinë e Bashkuar nuk do e ndryshojë asnjëherë.
Ai më tej u shpreh se është ndjerë nën presion dhe është në kërkim të një jete më të qetë.
“Dua të dëgjoni të vërtetën nga unë, aq sa mund të ndaj me ju, jo si princ, jo si dukë, por si Harry. Vendimi që mora për veten dhe bashkëshorten time nuk ishte i lehtë. E mora vendimin pas shumë muajsh diskutim, pas shumë vitesh sfidë”.
“Do kem gjithmonë respektin maksimal për gjyshen tim dhe i jam mirënjohëse asaj dhe familjes për mbështetjen që i kanë dhënë Meghanit muajve të fundit. Do vazhdoj të jem njësoj, njeriu që i përkushtohet kauzave, bamirësisë që janë shumë të rëndësishme për mua”.
“Së bashku, ju më keni dhënë një edukim rreth të jetuarit. Dhe ky rol më ka mësuar më shumë për atë që është e drejtë dhe e drejtë nga sa mund ta kisha imagjinuar”.
Çifti përndryshe nuk do t’i shfrytëzojë më titujt HRH (lartmadhëria e saj/tij) dhe do t’i kthejnë 2.4 milionë funte (2.8 milionë euro) të taksapaguesve që i kanë shpenzuar për rinovimin e shtëpisë së tyre në Frogmore Cottage. /Telegrafi/
“Ne po bëjmë një hap më ndryshe – faleminderit që më dha guximin për të ndërmarr këtë hap tjetër”, e përfundon fjalimin e tij Harry.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...